Ivanov nuk heq dorë, vazhdon të bllokojë Maqedoninë

Presidenti Gjorge Ivanov ka reaguar pas deklaratës së kryeminstrit Zaev se Ivanov mund të përballet me masën e përgjegjësisë në rast se kjo bëhet e domosdoshme, për shkak të kundërshtimit të vazhdueshëm të presidentit për të dekretuar ligjet e rëndësishme për vendin, raporton fokus.mk.

Ivanov ka deklaruar se Zaev mund ta fillojë procedurën e përgjegjësisë, duke theksuar se ai nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga kundërshtimi i këtyre ligjeve.

“Nëse Zaev ka dy të tretat e nevojshme edhe për ndyshimin e Kushtetutës le të inicojë edhe procedurën për t’i kërkuar përgjegjësi presidentit”, ka theksuar Ivanov.

Kryeministri Zaev ka deklaruar se do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme, përfshirë edhe përgjegjësinë, për të mos lejuar askënd që të pengojë të ardhmen e qytetarëve të Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu