Ivanov – Sisi: Nismat për projekte dypalëshe afariste do të shpeshtohen

Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka realizuar në New York një takim me kryetarin e Egjiptit, Abd al-Fattah as-Sisi, në kuadër të Asamblesë së përgjithshme të 71-të të OKB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për gjendjen e tanishme me refugjatët, si edhe për luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Siç njofton kabineti i kryetarit, në takimin e dy kryetarëve të shteteve është biseduar edhe për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe, posaçërisht për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar përmes shfrytëzimit të potencialit të përbashkët dhe resurseve, që do të mundësonin një klimë afarizmi më të volitshme dhe mundësi për investime.

Që të dy janë zotuar për shpeshtimin e projekteve dypalëshe afariste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu