Izet Haxhia do të ekstradohet sot nga Turqia. Ekstradimi do të ndodhë mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në aeroportin e Rinasit.
Ai u vetëdorëzua disa ditë më parë në policinë turke duke u shprehur se është gati për t’u përballur në Shqipëri.
Haxhia është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.
Ministria e Drejtësisë ka garantuar rihapjen e dosjes së Izet Haxhisë, gjë e cila pritet të shkaktojë zhurmë dhe zhvillime të rëndësishme në Shqipëri. /albeu.com/










