Izraeli fundosi tunelin e Hamasit: Ja per çfarë shërbente (VIDEO)

Ushtria izraelite njoftoi sot se ka fundosur një tunel të hapur nga Hamasi islamik në Gazi, i cili kishte për qëllim hyrjen e militantëve në territorin e Izraelit, transmeton InfoShqip.

E dinim që tuneli ekzistonte, por pritëm të përfundonte ndërtimi i tij para se të reagonim– tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite dhe deklaroi se ushtria e ka përmbytur tunelin.

Ishte një “tunel mjaft i avancuar teknologjikisht” i projektuar për të transferuar njerëz të armatosur në Izrael“- tha zëdhënësi.

Militantët palestinezë i përdorën tunelet gjatë luftës së Gazës në vitin 2014, dhe Izraeli që atëherë ka zhvilluar teknologji zbulimi dhe ka ndërtuar një pengesë betoni nëntokësore me sensorë për të parandaluar përpjekjet për të kaluar kufirin nën tokë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu