Izraeli ka ushtrinë më të fuqishme në Lindjen e Mesme, duke e lënë pas edhe Turqinë e Erdoganit. Sipas ekspertëve amerikanë Patrik Megahan dhe Kris Harmer forcat mbrojtëse izraelite kanë më shumë cilësi se ushtritë e tjera vendeve të rajonit.
Sipas tyre arsyet sepse Izraeli qëndron në majë të listës janë disa; suksesi në luftën kundër Sirisë dhe Izraelit në vitin 1967 dhe 1973, si edhe ajo kundër grupeve palestineze.
Në raportin e publikuar në “Business Insider” nënvizohet gjithashtu se fakti që Izraeli ka një avantazh të dukshëm në rajon, vjen në sajë të marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në dhe investimeve në industrinë e saj mbrojtëse, ku përfshihen asetet hapësinore, avionë shumë të avancuar luftarakë, drone dhe armë bërthamore.
Izraeli mund t’i mobilizojë forcat ushtarake në një kohë mjaftë të shpejt, që jo vetëm në rajon por edhe në botë përbën rekord. Ndryshe nga ushtritë e tjera, si në Turqi, Siri dhe së fundi në Egjipt, ushtria izraelite nuk ka tentuar asnjëherë për grusht shteti brenda vendit.
Edhe pse Turqia dhe Arabia Saudite kanë ushtritë dhe buxhetet më të mëdha në Lindjen e Mesme ato sërish renditen në vendin e dytë dhe të tretë.
Shteti turk me 18 miliardë dollarë në dispozicion të mbrojtjes, arriti të modernizojë pak ushtrinë e saj. Është për t’u vlerësuar se një pjesë e teknologjisë së saj është përpunuar dhe prodhuar brenda vendit.
Akoma më e frikshme sa i përket buxhetit dhe fuqisë financiare të investuar për mbrojtjen është Arabia Saudite. Buxheti i saj është 56 miliardë dollarë, duke e renditur atë si shpenzuesin e katërt në botë për ushtrinë pas SHBA-së, Kinës dhe Rusisë.
Sa i përket arsenalit të armëve Arabia është e dyta pas Izraelit, por kjo mund të ndryshojë. Forcat ajrore saudite së shpejti mund të jenë më të përparuara se ato izraelite.









