Izraeli nderon Vuçiçin dhe Bin Salmanin: I shpall “Miqtë e Sionit”

Muzeu i “Miqve të Sionit” u ka dhënë 11 personave çmimin me të njëjtin emër – “Miqtë e Sionit” – dhe midis atyre veçojnë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman.

Sipas informacionit në faqen e internetit të muzeut në fjalë, samiti i katërt i Mediave të Krishtere, i organizuar nga administrata izraelite, u mbajt në Jeruzalemin Perëndimor.

Samiti, ku morën pjesë presidenti i Izraelit Reuven Rivlin, kryeministri Benjamin Netanyahu, si dhe ambasadori i SHBA në Izrael David Friedman, u mbajt pikërisht në muzeun “Miqtë e Sionit”.

Themeluesi i muzeut, Mike Evans, njoftoi emrat e 11 personave që u dha çmimi i këtij viti “Miku i Sionit” në samit.

Midis fituesve të çmimeve të këtij viti janë mbreti Hamed bin Isa Al Khalifa i Bahreinit, Princi i Kurorës saudite Bin Salman, si dhe Zv.Presidenti dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, njëherësh dhe Emiri i Dubait, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Lista e fituesve përfshin gjithashtu Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, presidentin rumun Klaus Iohannis, si dhe Sulltan e Omanit, Heysem bin Tarık bin Teymur Al Said.

Çmimi “Miku i Sionit” u jepet atyre që mbështesin Izraelin dhe hebrenjtë.

Më parë, ky çmimi iu dha Presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu