Izraeli: Politika jonë është të dëmtojmë Iranin në Siri

“Ne kemi një politikë të vazhdueshme për të dëmtuar kapjen e Sirisë nga Irani dhe për të sulmuar këdo që përpiqet të na dëmtojë, një politikë që nuk ndryshon, pavarësisht nëse janë në Izrael ose në një vizitë historike në Çad”.

Këtë e theksoi kryeministri Benyamin Netanjahu, duke evokuar, megjithëse në mënyrë indirekte, sulmin izraelit sot pranë Damaskut dhe i atribuar nga Siria ndaj vetë Izraelit.

“Iron Dome”, sistemi mbrojtës izraelit kundër raketave, ka kapur një raketë të nisur kundër lartësive të Golanit.

Pak përpara, burimet siriane njoftuan se kishin dështuar një sulm ajror izraelit në jug të Sirisë. “Mbrojtja ajrore siriane është përballur me agresionin izraelit në jug dhe ka parandaluar agresorët që të arrijnë qëllimet e tyre”, raporton agjencia qeveritare “Damana Sana”. Lajmi i sulmit ende nuk është konfirmuar në Izrael.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu