Izraeli rrëzon dronët e Hezbollahut

Izraeli rrëzoi tre dronë të paarmatosur “armiqësorë” pa pilot, të telekomanduar, të cilët erdhën nga Libani dhe po i afroheshin platformave të gazit natyror në zonën ekonomike ekskluzive detare të Izraelit, tha një burim sigurie.

Sipas këtij burimi, dronët janë lëshuar nga grupi shiit Hezbollah i mbështetur nga Irani.

Të tre u kapën nga forcat ajrore izraelite, shtoi i njëjti burim, teksa ishin nisur për në fushën e Karisit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu