Izraeli zhvillon sistemin revolucionar laserik që shkatërron granatat, dronët e raketat

Sistemi laserik që Izraeli po e zhvillon për shkatërrimin e raketave të armikut, jo vetëm që do t’i bëjë joefikase raketat kundër Izraelit, por do t’i shkaktojë bankrotim armikut të izraelitëve.

Këto ishin fjalët e kryeministrit izraelit Naftali Bennett, i cili ishte për vizitë në fabrikën Rafael Advanced Weapons Systems, që është lider në zhvillimin e sistemit revolucionar, transmeton Telegrafi.

“Sistemi e di sesi të shkatërrojë granatat, fluturaket pa pilot dhe raketat”, shtoi kryeministri izraelit.

Ai ndër tjera theksoi se është një armë revolucionare e cila jo vetëm që godet armikun, por edhe e dobëson financiarisht.

Bennett është i bindur që sistemi kundërajror Iron Dome i ka kushtuar dhjetëra mijëra dollarë këtij vendi për të rrëzuar raketat e armikut.

E me sistemin laserik, armiku do të investojë dhjetëra mijëra dollarë në raketa – e Izraeli do t’i shkatërrojë me vetëm dy dollarë energji elektrike. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu