Ja çfarë i ndodh trupit nëse pini ‘Coca-Cola’ çdo ditë

Konsumimi i pijeve me sheqer në baza ditore mund të shkaktojë edhe vdekje të parakohshme, sipas studimeve të realizuara viteve të fundit.

Krahas kësaj, sipas Bright Side, pija e gazuar sjellë edhe probleme të tjera në trup, sikurse janë avitaminoza, prishja e dhëmbëve, problemet në lëkurë, e shumë shqetësime të tjera shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Për t’i kuptuar tërë dëmet që vinë nga ‘Coca-Cola’, ndiqeni listën më poshtë:

Shkakton avitaminozën në trup

Acidi fosforik që ndodhet në Cola, në bashkëpunim me kafeinën, fillon të zhdukë ushqyesit dhe vitaminat që ndodhen në trupin tuaj 60 minuta pas konsumimit të pijes.

Erozioni dental

Përbërësit me acid të lartë dhe sheqer të pijës së gazuar shkaktojnë gërryerje të dhëmbëve dhe gropa në to.

Ankthi

Bashkë me mungesën e gjumit, ankthi është një tjetër efekt anësor i konsumimit të kafeinës, e cila është prezente në Coca-Cola. Madje, secila kanaçe e Cola-s përmban sasinë e njëjtë të kafeinës me një kafe të rëndë.

Probleme me lëkurë

Pijet me sheqer kanë një efekt inflamator në trup për shkak të niveleve të larta të sheqerit. Cola dehidraton lëkurën, duke sjellë shfaqjen e vijave dhe rrudhave.

Probleme me zemër dhe gjak

Nivelet e larta të kolesterolit të keq rrisin shansin për sulm në zemër. Nëse pini vetëm një kanaçe Cola në ditë, veçse do të filloni të vuani nga shtypja e lartë. Dhe gratë që konsumojnë këto sasi të Colas kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabet të tipit 2.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu