Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa sot zyrtarizuan marrëveshjen e koalicionit për dalje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.
Marrëveshja e firmosur nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi përmban shtatë nene që përcaktojnë bashkëpunimin përmes koalicionimit parazgjedhor mes këtyre dy partive, përcjell.
Sipas dokumentit të firmosur, dy partitë do të kenë slogan të përbashkët, shtab të përbashkët, si dhe harxhime proporcionale të fushatës. Në njërin nga nenet thuhet se ky koalicion vlen deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në kuadër të marrëveshjes është edhe slogani “shteti për të gjithë”, ku theksohen zotimet e këtij koalicioni.
Marrëveshje bashkëpunimi:
Duke e respektuar vendimin e organeve dhe strukturave partiake, duke pasur në konsideratë vullnetin e votuesve tanë dhe pritjen e opinionit vendas, por veçmas duke qenë të përkushtuar për implementimin e programeve tona politike për ta akumuluar votën shqiptare dhe për ta artikuluar dinjitetshëm interesin shqiptar, si dhe duke u gjendur në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për 12 prill 2020, ne – Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA, më 21.02.202 në Shkup ramë dakord për këtë:
Foto:











