Kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka komentuar përplasjet e fundit që po ndodhin në Lëvizjen BESA.
Ai i dëshiroi Besës “shërim” dhe bashkim politik. Kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se skenës politike në Maqedoni i nevojitet një subjekt politik siç është Besa.
Ai e komentoi gjendjen e VMRO-DPMNE-së, duke pohuar se partia e tij është e bashkuar dhe e qëndrueshme.
“Prodhojmë energji e cila shpresoj se në shoqërinë tonë, në shtetin tonë, do të fitojë një front më të madh, do të qëndrojë krah më krah me ne, do t’i parandalojë politikat e dëmshme të qeverisë së udhëhequr nga ana e Zoran Zaevit në këtë moment në Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Hristijan Mickovski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.










