Ja çfarë thotë trajneri i Malit të Zi për Kosovën

Mali i Zi ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për kualifikim në Euro 2020.

Kosova ishte më e mirë se Mali i Zi gjatë gjithë ndeshjet, por rastet e shumta të lëshuar në pjesën e dytë, bënë që epërsia e Kosovës të mos jetë më shumë se dy gola.

Pas ndeshjes trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic tha se Kosova e meritoi plotësisht fitoren e sotme pas një ndeshje fantastike të zhvilluar nga ta.

Fillimisht dua të përgëzoj Kosovën për një fitore të merituar, janë një skuadër e mirë dhe i dëshiroj suksese në garat e mëtutjeshme. Ata i shfrytëzuan shumë mirë dobësitë fizike dhe psiqike tona. Ata kanë zhvilluar një ndeshje fantastike. Fatkeqësisht pa marrë parasysh situatën, duhet të theksoj se u vërejt një motivim më i mirë i bashkëlojtarëve”, ka thënë Haxhibegiq.

“Kemi luajtur më serioz. Vlen të theksohet se jemi në një situatë të kundërt krahasuar me Kosovën, kur ia do, ia do si me shansa, si me gjëra tjera, ndërsa tek ne ndodhë e kundërta. Edhe sa i përket motivimin psiqik nuk jemi në nivelin e duhur, por besoj që do t’ia dalim dhe do të përmirësohemi. Edhe në këtë rast pjesa e dytë ishte më e mirë se pjesa e parë dhe besoj që jemi në rrugën e duhur”, tha “, ka shtuar trajneri Malit të Zi.

Me këtë humbje Mali i Zi mbetet në pozitën e katërt me vetëm 3 pikë të grumbulluara, raporton KosovaPress.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu