Ja deri kur do jetë në fuqi taksa 100%, e tregon Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka hequr dorë nga taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbinë as pas reagimit të SHBA-së për heqjen e saj, duke thënë se taksa do të qëndrojë deri në vitin 2022, kur përfundon mandati i tij si kryeministër.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka pranuar se ka marrë një letër nga ambasadori i SHBA-së Philip Kosnett, për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë.

Ai ka arsyetuar këtë kërkesë duke thënë se SHBA në këtë mënyrë synon hapjen e dialogut, por ka përsëritur se pezullimi i taksës mund të ndodhë vetëm me njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ai ndërkaq ka mohuar mundësinë që marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë mund të pranohet nga SHBA edhe nëse përmban korrigjim të kufijve.

“Ne kemi komunikim direkt me administratën e presidentit Trump. Nuk kanë orientim të ndërrimit të kufijve apo territoreve. Por na kanë thënë që mos u bëni paranoik prej frikës që u fol kjo temë te Mogherini, e të bllokohen edhe opsionet pozitive. Tash, kur thash se unë kam dashuri pa kushte për Amerikën, unë kam si Kosovë e 17 shkurtit. Ne e kemi shpallur veten shtet, e kemi një Kushtetutë, është Kosova e 17 shkurtit. Unë nuk mundem me e heq 17 shkurtin, territorin, kufijtë. Pra, nuk ka logjikë me dal nga vetja dhe me ta kërkuar dikush këtë”, u shpreh ai.

Njëherësh, kreu i Ekzekutivit ka mohuar se SHBA mund të marrë masa kundër përkrahjes për Ushtrinë e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu