Ja deri në cilin vit Maqedonia bëhet anëtare e NATO-s

Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Metju Palmer, thotë se Maqedonia mund të anëtarësohet në NATO deri në mes të vitit 2020 dhe ky është një qëllim plotësisht real. Këtë deklaratë ai e ka thënë nga Sarajeva, duke theksuar se një gjë e tillë do të ndodh nëse Maqedonia zbaton Marrëveshjen e Prespës dhe me këtë e zgjidh problemin shumëvjeçar me Greqinë. Palmer ka shprehur edhe shqetësimin e tij për “ndikimin e fuqishëm” rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nuk është e Rusisë që të vendos se çfarë mund apo çfarë nuk mund të bëj Maqedonia në lidhje me mënyrën e integrimit të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Përpjekjet për minimin evullnetit të shprehur të qytetarëve të Maqedonisë janë destabilizuese dhe në dëm të paqes dhe sigurisë në rajon”, theksoi Palmer.

Nga ana tjetër, sekratari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në mbledhjen e sotme të ministrave të Jashtëm, ku temë diskutimi ishte Ballkani Perëndimor, tha se vendi do të anëtarësohet në Aleancë sapo të implementojë Marrëveshjen e Prespës./Shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu