Ja dhe sa ditë shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës me 5 gusht pati vendosur që me datë 22 të këtij muaji të shpërbehët Kuvendi. Kjo nënkupton se Kosova do të shkojë së shpejti në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Korrespodenti.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, menjëherë pas shpërbërjes së Kuvendit, pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike, duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat nuk mund të mbahen më heret se 30 dhe jo më larg se 45 ditë nga dita e shpalljes së vendimit.

Zgjedhjet u bënë të domosdoshme pas dorëheqjes së kryeministrit të tanishëm në detyrë, Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës së Gjykatës Speciale në Hagë, si i dyshuar për krime lufte.

Haradinaj është mbrojtur në Hagë në heshtje dhe ka vendosur të rikandidojë për votëbesimin e qytetarëve. /Korrespodenti


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu