Ja fotot e papublikuara kurrë më parë të heroit Adem Jashari (FOTO)

Ai është një nga arkitektët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së. Së bashku me të vëllain e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe.

Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai mban titullin “Komandanti Legjendar i UÇK-së”. Titullin “Hero i Kosovës” u dha atij në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës.

Vëllai i Adem Jasharit, Rifati, vazhdimisht po e freskon faqen e tij zyrtare në Facebook, me foto të papara deri më sot të Adem, Hamëz dhe Shaban Jasharit. Ju sjellim 3 foto që nuk i keni parë asnjëherë. /shqipëriaime


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu