Ja gjuha të cilën po e mëson momentalisht Mourinho: E vetmja gjuhë që më mungon

Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se mund ta marrë drejtimin e ndonjë klubi të Bundesligës, pasi ka zbuluar se është duke mësuar gjermanisht tani që është i papunë.

Trajneri portugez i kaloi dy vjet e gjysmë në Manchester United, para se të shkarkohej në dhjetor. Ai e ditoi League Cup, Community Shield dhe Europa League me Unitedin gjatë kësaj kohe, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse sezoni i ri 2019/20 fillim përafersisht pas një muaji, Mourinho ende është pa klub.

Ai ka këmbëngulur se po e pret klubin dhe projektin e duhur, para se të vendosë për t’iu kthyer punës.

I pyetur për të ardhmen, Mourinho tha për Gazzetta dello Sport: “Vërtet më mungon futbolli. Më mungon adrenalina, fusha, puna. Futbolli është futboll”.

“Momentalisht jam duke mësuar gjermanisht. Bundesligë? Tani, po mësoj gjermanisht sepse kjo është gjuha e vetme që më mungon. Unë flas anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht dhe italisht. Ama nuk përjashtoj asgjë, as Gjermaninë”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu