Ja inxhinieri i famshëm që Enveri e arrestoi, kjo është shpikja që e futi në burg (FOTO)

Të arrestuar apo internuar në vendet më të shkreta të Shqipërisë ishin personat që dinin më shumë seç duhet rreth të rejave apo risive gjatë regjimit të egër të Enver Hoxhës. Edhe inxhinierë që shpiknin diçka për të hapur një “dritare” nga perëndimi dënoheshin apo internoheshin. Kështu është dhe historia e Saimir Malokut, një inxhinier që i përdori njohuritë e tij teknike për marrë sinjal televiziv nga një stacion italian.

Por fatkeqësisht për të dhe babanë e tij të shikuarit televizion në gjuhën italiane, bëri që ata të dënoheshin. Në atë kohë regjimi komunist ndalonte që të shikoheshin programe apo të ndiqeshin kanale të huaja. Maloku u burgos për nëntë vjet në vitin 1976, pasi policia sekrete përgjoi shtëpinë e tij.

Katër dekada më vonë, ai mund të vizitojë një muze unik të Tiranës dhe tani vetë mund të shikojë llojin e pajisjeve të dëgjimit që në atë periudhë e dërguan pas hekurave. Në Muzeun e Mbikëqyrjes, krijuar nga ish-shtabin e shërbimit të sigurimit në periudhën komuniste, shqiptarët tani mund të inspektojnë disa nga pajisjet e spiunazhit të përdorura nga shteti totalitar i diktatorit Enver Hoxha si dhe dosjet që mbahen aty.

Tani në moshën 71-vjeçare, Saimir Maloku thotë për Reuters:

Deri tani nuk ishte bërë asgjë për të treguar se si u spiunuan shqiptarët dhe u mbajtën në kontroll, kështu që ky është një hap i mirë për të ilustruar historinë e spiunimit që shkaktoi mijëra viktima”.

Duke vizituar muzeun, Maloku tregoi historinë se si ai donte të ndihmonte babanë e tij të paralizuar duke i bërë të mundur që të shikonte televizor nga jashtë transmetimet shtetërore shqiptare. Si një inxhinier elektronik, ai ndërtoi një pajisje që ai e quajti “mund” për të konvertuar sinjale UHF nga televizioni RAI i Italisë në mënyrë që ato të mund të ndiqej dhe në Shqipëri.

Maloku thotë se:

‘Mund’, ishte një dritare e re e në Perëndim për shqiptarët. Unë këtë pajisje ua instalova falas dhe disa miqve të mi, por më vonë kuptova se disa prej tyre më kishin denoncuar”.

Por sigurimi i kohës instaloi një pajisje përgjimi në shtëpinë e tij, ku bëri të mundur dhe zbulimin e inxhinierit, ku sipas regjimit të kohës shpikja e tij prodhonte agjitacion dhe propagandë. I njëjti model pajisje përgjimi ishte vendosur dhe më parë në dorezën e ambasadës italiane në Tiranë. Në epokën e telefonit inteligjent, të dyja pajisjet si ajo e Malokut dhe ajo e Sigurimit tani duken të pazakontë, por ata bënë punën e tyre dhe Maloku shkoi në burg ku u dënua për “agjitacion dhe propagandë” armiqësore.

Ai kujton se këndonte këngët e Rolling Stones dhe Beatles në qelinë e tij nëntokësore për të ruajtur mendjen e shëndoshë.

Para rënies së komunizmit shqiptar në vitin 1990, ndërtesa që tani strehon Muzeun e Mbikëqyrjes njihet si “Shtëpia e Gjetheve” – një punim që i referohet të dy mureve të veshura prej dredhëzave dhe “gjethet” e dosjeve të policisë sekrete që mbahen tek qytetarët . Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo u përdor nga Gestapo e forcave naziste okupuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu