Ja ku do e festojnë Vitin e Ri politikanët e Maqedonisë

Tradicionalisht, Presidenti Gjorge Ivanov heshti edhe gjatë pyetjes më të thjeshtë të parashtruar nga Alsat se ku do ta festojë natën e ndërrimit të motmoteve këtë vit. Në përgjithësi kreu tjetër politik momentet e fundit të vitit turbulent 2018, do ta pres në shtëpi. Kryeministri Zoran Zaev Vitin e Ri do ta mirëpresë në rrethin e familjes në Strumicë. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev dhe Oliver Spasovski do të qëndrojnë në shtëpi. Radmilla Shekerinska, me familjen e saj do të jetë në Mavrovë. Jashtë shtetit nuk shkojnë as ministrat Milla Carovska, Venko Filipce dhe Arbër Ademi.

Pa plane të veçantë edhe liderët partiak. Sonte në atmosferë shtëpiake do të jenë edhe Hristian Mickovski, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela. Pas pajtimit, gjatë Vitit të Ri do të pushojnë edhe deputetët. Në shtëpi do të festojnë edhe deputetët Artan Grubi, Vllatko Gjorçev dhe Daniella Rangelova. Kolegët e tyre të amnistuar edhe krahas asaj që i hapën dyert e Kuvendit më 27 prill dhe tani janë qytetarë të lirë, nuk planifikojnë të shëtisin.

Në shtëpi, pa të drejtë zgjedhjeje, do të jetë Sasho Mijallkov, i dyshuar në rastin e Prokurorisë Speciale “Perandoria”, i cili është në arrest shtëpiak. Sipas rishikimit të shkurtër të bërë nga Alsat, politikani i cili me siguri Vitin e Ri do ta kalojë jashtë shtetit është i arratisuri Nikolla Gruevski i cili ka marrë azil në Hungari. Pjesa tjetër, që nga nesër, kanë 365 ditë të reja për ta treguar modestinë në vepër./Alsat-M


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu