Analisti politik, Lulzim Peci ka komentuar opsionin e ndarjes së Kosovës. Ai në një shënim në Facebook tha se nëse ndodhë ky opsion, atëherë edhe Mitrovica e Veriut do ta marrë Serbia, raporton Gazeta Blic. Sipas tij, kushdo që mendon se Mitrovica e Veriut do t’i takojë Kosovës e ka gabim.
Madje shton ai, ky skenar do të sjellë konflikt ndëretnik me elemente të armatosura.
Shënimi i plotë i Pecit:
Nëse me opsionin e ndarjes, dikush mendon se Zvecani do t’i mbetet Serbisë, dhe qendra e kundërshtimit të pavarësisë të vendit tonë – Mitrovica e Veriut do të mbetet në Kosovë, është duke parë ëndërra me sy çele.
Me kësi “opsione kreative” vetëm një rezultat mund të kemi – konflikt ndër-etnik me elemente të armatosura, i cili dihet se ku fillon, por nuk dihet se ku mbaron.










