Ja kur do inagurohet “Arena Kombëtare”

Stadiumi “Arena Kombëtare” që është në çastet e fundit të ndërtimit të tij, flitej se do të inaugurohej në takimin me Francën në nëntor, por anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishaj, zbulon se do të jetë gati edhe më parë.

Në një prononcim për “Abc News”, Dervishaj deklaron se në “Arenën Kombëtare” do të luhet edhe takimi para Francës, ku Shqipëria do të presë Andorrën, më 14 nëntor

DATA – Ne jemi në momentet e fundit të stadiumit. Ne do realizojmë objektivin, që do luajmë edhe me Francën, por edhe me Andorrën. Do zhvillohet ndeshja me Andorrën në 14 nëntor, ndërsa me Francën e kemi në 17. Pjesa e tribunave, përveç asaj qëndrore, është 99% e përfunduar. Fusha që po shtrohet, do të jetë gati që në 20 tetor, por ndeshja e parë aty do të luhet pas 1 nëntorit, në prani të përfaqësuesit të UEFA-s.

RIBUNA QËNDRORE – Zgjedhja e tribunës, ka qenë edhe zgjedhje e projektit. Ne mund ta zmadhonim, por do i shkonim në kurriz të shërbimeve. Nëse do zmadhonim tribunën, do zvogëlonim shërbimet. Tek VIP-i, nuk është vetëm vendi, por edhe shërbimi. Bileta në fakt, është e shtrenjtë. Tribuna VIP, në aspektin e të ardhurave, afron rreth 40% të të gjithë të ardhurave të stadiumit.

EKIPET SHQIPTARE – Kosto për mirëmbajtje është goxha e madhe. Vlerat që FSHF ka vendosur për stadiumet e Elbasanit dhe Shkodrës, nuk janë të papërballueshme për ekipet shqiptare. Klubet do paguajnë një tarifë nëse duan të luajnë këtu, por edhe të ardhurat do jenë më të mëdha. Bileta do jetë më e shtrenjtë, dhe afrohen më tepër shërbime. Ose, mund të ketë edhe një formulë tjetër. I lihet shoqërisë “Kuq e Zi” organizimi i ndeshjes, dhe të ardhurat e biletave ndahen sipas një raporti të caktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu