Ja kur pritet të takohen Kurti dhe Mustafa

Takimi mes grupeve punuese, që ndodhi të ënjtën, i dha fund serisë së takimeve të këtij niveli.

Të enjtën që shkoi u paralajmërua diçka tjetër. Por një ditë më vonë Isa Mustafa, tha se me Albin Kurtin do të takohet tek pas përfundimit të certifikimit të zgjedhjeve.

Të hënen T7 ka kontaktuar, me anëtarët e LDK-së dhe të njëjtit thonë se qëndrimi nuk ka ndryshuar se një takim i radhës pritet tek pas certifikimit.

Kurse nga VV shpresojnë se takimi mes liderëve do të ndodhë brenda kësaj jave.

“Pas përfundimit të diskutimeve të grupeve punuese radha e diskutimeve ka kaluar në nivel të kryetarëve të partive. Këto ditë pritet të takohen kryetarët por ende nuk kemi ndonjë ditë të caktuar” kanë thënë anëtarë të VV-së.

E njohësit e rrethanave të politikës thonë se kjo zvarritje po ndodhë me një arsye.

Sipas Faton Abdullahut përzgjedhja e ministrive nuk do të duhet të sjellte vakume institucionale.

Kurse sipas tij pajtimi për postin e presidentit nuk do të duhet të ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

LDK e LVV janë dy partitë që kanë dalur të parat në zgjedhjet e 6 tetorit dhe pretendojnë të krijojnë qeverinë e re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu