Ja kush është i arrestuari para gjykatës në Shkup, derisa po shpalleshin dënimet për Grupin e Kumanovës (VIDEO)

I.I 57 vjeçar nga Haraçina e Shkupit sot është arrestuar para Gjykatës Supreme gjatë shqiptimit të aktvendimeve për të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave” në Gjykatën Penale të Shkupit, konfirmoi MPB-ja.

Ai rreth rripit ka pasur katër shufra të cilat kanë ngjarë në mjete shpërthyese.

Nga MPB për MIA-n konfirmuan se personi gjendet në Stacionin Policor “Beko” dhe dhe me të po bisedohet. Shufrat do të dorëzohen për hetim që të konfirmohet për çfarë saktë bëhet fjalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu