Ja kush janë dy fituesit e çmimit “Nobel” për paqe

Fituesit e Çmimit Nobel për Paqe janë doktori nga Kongo Denis Mukwege dhe Nadia Murad, ish robëreshë e ISIS-it. Kjo e fundit është dëshmitare e dhunës ndaj grave që ka bërë ISIS. Komiteti i Nobelit për këtë vit ka pranuar 216 nominime individuale dhe 115 për organizata. Në mesin e të nominuarve për çmimin Nobel për Paqe ka qenë edhe organizata civile siriane “Helmetat e bardha”.

Sot ndahet Çmimi Nobel për Paqe

Komiteti i Nobelit në Oslo ndan sot Çmimin Nobel për Paqe. Çmimi, çdo vit, i ndahet një individi ose grupi që ka bërë më së shumti për të çuar përpara paqen në botë. Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore. Këtë vit janë 331 të emëruar për çmimin – 216 nga të cilët individë dhe 115 grupe, tha Komiteti i Nobelit. Sipas tij, kjo është shifra e dytë më e lartë e kandidatëve, pas asaj më 2016. Këtë javë u ndanë çmimet Nobel edhe për mjekësi, fizikë dhe kimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu