Ja kush planifikoi dhe e rrëzoi Ali Ahmetin nga pushteti?

epa05671077 Leader of the Democratic Union for Integration DUI Ali Ahmeti reacts during early parliamentary elections at a polling station in the village of Zajaz, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 December 2016. Some 1.7 million voters are called to take part in parliamentary elections to elect 130 members of the Parliament. The elections are part of a reform package agreed with EU and US mediation in order to bring an end to a years long political crisis in the country, following opposition's revelations about massive wiretapping of over 20 thousand people. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Shkruan: Armend Nuhiu

Nuk jam person aktiv në politikë, nuk kam qenë kurrë dhe nuk kam ambicie për politikë aktive, të paktën jo në këtë konstelacion të gang bangut politik mes aktorëve politikë shqiptarë, që edhe BRAZZERS dhe NAUGHTY AMERICA mund t’ua kenë zili.

Të jemi të qartë që në fillim:

Askush nuk duhet dhe as mundet t’a amnistojë BDI-në për ngecjen, apo edhe mosrealizimin e shumë proceseve politike në drejtim të barazisë së plotë qytetare në Maqedoni, as nga korrupsioni i funksionarëve të partisë dhe as nga triumfalizmi politik dhe etnik ndaj LSDM-së të paaftë dhe impotente, gjë që në fakt e solli situatën e sotme politike.

Por një gjë është fakt.

Ali Ahmetin nuk e rrëzoi VMRO si e vetme. VLEN aq më pak. Kishte më pak vota dhe më pak deputetë se BDI dhe Fronti Evropian.
Ali Ahmetin e rrëzuan komplet establishmenti politik maqedonas, VMRO DPMNE dhe LSDM bashkë me oligarkinë maqedonase, të pasuruar nga privatizimi i pronës shtetërore në mënyrë kriminale. U mobilizuan me resurse financiare, politike dhe logjistike për ta rrëzuar nga pushteti Ali Ahmetin. Dhe ky mobilizim zgjat deri ditën e sotme.

Deri në maj të vitit 2024 shqiptarët de facto e qeverisnin shtetin, dhe këtë ata nuk mundeshin të na falin. Para zgjedhjeve të vitit 2024, qeveria kishte 11 shqiptarë dhe 9 maqedonas (10 ministra nga partitë shqiptare dhe një ministër shqiptar nga LSDM).

Shqiptarët filluan të avancohen ndjeshëm dhe të faktorizohen në ekonomi, në biznes, në ndërtimtari, në sport, në politikën e jashtme, në diplomaci, në sektorin financiar të shtetit, dhe kjo ishte e padurueshme pë ta.

Ishte një realitet që do mbetet histori që nuk përsëritet dot më.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu