Ja mesazhi i Arbana Xharrës për shqiptarët që nuk duan të japin para për katedralen e Notre Dame

Pasi që Qeveria e Kosovës ka vendosi të ndajë mjete financiare për rindërtimin e katerdales Notre Dame që u dogj para disa ditësh, me një shkrim në profilin e saj në Facebook ka komentuar edhe gazetarja kontraverse nga Kosova Arbana Xhara.

Ndër të tjerash Xharra shkruan:

I lexova reagimet (ankesat) e disave, pse Kosova paska dhëne një shumë simbolike për ri-ndërtimin e Katedrales në Paris. Nuk po duket që e keni dertin te 100 mijë euro, problemin e keni me Katedralen pse janë dhënë parë për Kishë, sepse para hundve qeveria u shpenzon miliona në kotësira.

A harruat që në zorin më të madh, Franca na ka dalë në ndihmë e radhitet mes aleatëve më të rëndësishëm që Kosova ka?!

Veç me veprimin e fundit, kur vendosën flamurin e Kosovës brenda kësaj Katedrale, që çoi peshë Serbinë, meritojnë këtë veprim diplomatik të Kosovës. Jo 100 mijë, po miliona i kish dhënë Serbia për mos me e pa flamurin tonë brenda Notre Dame. Mosmirenjohës!“, përfundon Xharra. /InfoShqip.com


1 Koment

  1. Po ashtu Arbana është shumë e vërtetë së jo pse u dhimsët paraja, por për shkak të ,, FANATIZMIT FETAR” pse t i jipet para Kishës- ,, Notre Dame” që kishte dy javë para se të digjej e kisha vozituar edhe shumë objekte tjera,, HISTORIKE KULTURORE TE NJERZIMIT BOTEROR” në Parisin e trurit të VLERAVE KULMORE NJEREZORE. Në Parisin e gjithçkaje për NJERIUN. Në Parisin e të mdhenjëve në kohështrirjën e NJERIUT.
    Solidarizohem me reagimin, komentin tënd A R A B A N A …

    Qmil Foniqi, Rotterdam- Holandë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu