Ja modeli premtues i Wolkswagen (VIDEO)

Wolkswagen I.D, një koncept i automobilave të së ardhmes, u zbulua gjatë shfaqes Paris Motor pak ditë më parë

Përtej imazheve reale të automjetit, Volkswagen zbuloi një video të shkurtër rreth makinës e cila ngjan me një fantashkencë të vërtetë.

Volkswagen I.D pritet të godasë rrugët në 2020-tën, vetëm katër vite më pas. Në një farë mënyrë koncepti dhe videoja kërkojnë të lënë pas skandalin Dieselgate i cili tronditi besueshmërinë tek gjigandi gjerman i prodhimit të automobilave.

Në fillim të videos një femër takon një makinë me sistem vetëdrejtimi dhe dyert hapen menjëherë. Gruaja merr drejtimin e makinës për një fare kohe dhe pasi shtyp mbi logon e Volkswagen mbi timon menjëherë aktivizohet sistemi i vetëdrejtimit.

Në këtë moment personi përfiton dhe fillon të lexojë mesazhe e të rehatohet mbi ndenjësen. Ky vizion është i ngjashëm me çfarë kemi parë gjer më sot nga Uber dhe Google.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu