Ja ora në të cilën falet namazi i Kurban Bajramit

Besimtarët musliman të dielën e festojnë festën e K.urban Bajramit. Në Shkup, namazi i Sabahut do të f.alet më 05:02 minuta, ndërkaq namazi i Bajramit do të falet në ora 06:17 minuta. Manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup.

Ku.rban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kr.emtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e profetit Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e në.nshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu