Parlamenti, me 80 vota pro, miratoi vendimin për nismën për ndryshimet kushtetuese. “Për” votuan edhe deputetët nga VMRO-DPMNE të cilët janë të ka akuzuar në rastet e Prokurorisë Speciale, edhe atë, Sasho Vasilevski, Elizabeta Kançeska Milevska, Luben Arnaudov dhe Krsto Mukoski.
Vasilevski, Arnaudov dhe Mukoski janë të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit dhe këtë javë ata janë liruar nga arresti shtëpiak, ndërsa gjykata u kishte caktuar masa paraprake.
Ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska ndërkohë, akuzohet për rastin “Tenderët”.
“Për” votuan edhe Vladanka Aviroviq, Emilija Aleksanadrova, Nola Ismajlovska dhe Zaqir Ramciloviq./TS










