Ja pse duhet të përdorni vitaminë C nëse doni lëkurë të mirë

Një nga pyetjet më të shpeshta të bukurisë është “çfarë lloj serumi për fytyrën duhet të përdor”?! Dhe përgjigjja është, një me vitaminë C.

Është një nga disa përbërësit e kujdesit ndaj lëkurës që vërtet punon për të gjitha llojet dhe tonet e lëkurës – dhe pothuajse çdo dermatolog pajtohet.

“Vitamina C është një nga antioksidantët më efektivë kur bëhet fjalë për ndriçimin e lëkurës dhe parandalimin e vijave dhe rrudhave të imëta”, thotë dermatologu Shari Marchbein, MD.

E aplikuar në mëngjes në lëkurë të pastër dhe të thatë, vitamina C ndihmon në parandalimin e dëmtimit të radikalëve të lirë nga gjëra të tilla si UV dhe ndotja për të mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të ndritshme.

Ajo gjithashtu pengon prodhimin e melaninës së tepërt, e cila, nga ana tjetër, ndihmon në parandalimin dhe zbehjen e plagëve të akneve, melazmës dhe njollave të errëta.

Vitamina C, gjithashtu largon rrudhat me kalimin e kohës, falë aftësisë së tij për të forcuar edhe kolagjenin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu