Ja pse Grenellit i besohet dhe drejtimi i inteligjencës amerikane

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar zyrtarisht se Presidenti Donald Trump e ka emëruar ambasadorin Richard Gernell si shef të detyrës së të gjithë inteligjencës amerikane. Presidenti Trump ka besim të plotë se Grenell do ta bëjë punën e tij në mënyrën më profesionale që të jetë e mundur, thuhet në faqen e Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata e sapopublikuar thotë se ambasadori Grenell ka një përvojë të gjerë duke punuar me shërbimet e sigurisë dhe në një numër pozicionesh shtesë, përfshirë postin e të Dërguarit Special për negociatat Serbi-Kosovë dhe si zëdhënës i SHBA-së në KB.

“Ai është i përkushtuar ndaj qasjes jo-politike dhe jo-partizane dhe si kreu i të gjitha agjencive të inteligjencës amerikane, nga e cila varet siguria e vendit”, thuhet në faqen e Shtëpisë së Bardhë.

Ambasadori Richard Grenell, i cili është emëruar ushtrues i detyrës së shefit të inteligjencës amerikane, do të vazhdojë të shërbejë si i dërguari special i Presidentit Donald Trump për negociatat Serbi-Kosovë, tha zëdhënësi i Grenellit, Dick Kastin.

“Ne mund të konfirmojmë që ambasadori Grenell do të vazhdojë të shërbejë si Ambasador i SHBA në Gjermani, si dhe i dërguari special i Presidentit Donald Trump për bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, e tani edhe Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare”, shtoi Kastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu