Ja pse stadiumi i Chievo-s kishte vende bosh në debutimin e Ronaldo-s

Nuk ishte debutimi i pritur i Cristiano Ronaldo-s në Serie A.

Jo vetëm që blerja 117 milionë euro e Juve-s nuk arriti të shënonte gol në fitoren 3-2 ndaj Chievo-s, por siç dukej edhe gjatë transmetimit televiziv, kishte një boshllëk të madh në stadiumin Bentegodi.

2.700 nga 38.000 vende kanë mbetur të boshatisur. Prefektura dhe komuniteti e kanë lënë bosh një pjesë të stadiumit me pretendimin për të siguruar rregull dhe sigurinë e tifozëve.

Prapaskena: Ultasit e rivalëve të Chievo-s, Hellas Verona (Serie B), kanë bërë një kërkesë që të mos u jepet asnjë vend i tribunës së tyre drejt tifozëve të Juve-s.

Si justifikim, ata kanë dhënë një histori të vjetër të sezonit 1984/85.

Edhe në fushën e lojës, Ronaldo nuk pati një ndeshje të mirë, duke mos gjetur golin e shumëkërkuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu