Ja sa është rroga e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës (FOTO)

Rreth 1 mijë e 500 euro është paga mujore e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, sipas formularit të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Naim Rexha, posedon shtëpi, banesë dhe “një vendparkim nën banesën kolektive”. Kështu ka deklaruar vetë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në AKK.

Rexha ka deklaruar, po ashtu, se posedon veturë të markës Volkswagen, të cilën e ka vlerësuar në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Në formularin e tij të deklarimit të pasurisë, të publikuar nga AKK-ja javën e kaluar, Rexha ka deklaruar se mban edhe 10 mijë euro para të gatshme në banka. /Insajderi

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu