Pasuria e Leonardo Di Caprio është e pallogaritshme, por aktori ka bërë lëvizjen e radhës duke shitur një ndër shtëpitë e tij super luksoze.
Di Caprio ka shitur shtëpinë e tij në plazh, në gjirin e Kalifornisë për 10.95 milionë dollarë.
Aktori e kishte blerë pronën që në vitin 1998, në moshën 23-vjeçare, për 1.6 milionë dollarë.
Shtëpia me pamje nga deti ka një hapësirë prej 537 metrash, tre dhoma gjumi, dy tualete, është e shtruar me parket dhe ka një oxhak në dhomën e ndenjes. /albeu.com/