Ja sa miliona euro ja humbi Serbisë Ramush Haradinaj për 57 ditë

Ramush Haradinaj vazhdon ta dëmtojë ekonominë serbe me vendimin e qeverisë së udhëhequr nga ai për vendosjën e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Sot janë bërë 57 ditë që nga vendosja e kësaj mase ndaj të gjitha produkteve serbe që futen në Kosovë. Bazuar në llogaritë matematikore, Serbia në 57 ditët e para të vendosjes së kësaj mase, ka humbur plot 78 milionë euro.

Kjo do të thotë që vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e kësaj takse do t’i sjellë Serbisë humbje mbi 1 milion euro në ditë.

Vendimi i Haradinajt për mbajtjen e taksës ndaj produkeve serbe dhe të Bosnjës ka bërë që të ketë presione të mëdha nga shtetet e BE-së, por që kryeministri është i vendosur në mbajtjen e taksës 100% deri në njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia.

Madje, Haradinaj është i vetmi që është deklaruar në këtë qëndrim edhe ndaj presioneve ndërkombëtare pasi që zyrtarët e tjerë të lartë qeveritarë janë ende të heshtur pas presioneve të ditëve të fundit./Indeksonline/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu