Ja sa para duhen për të marrë diplomën e anglishtes pa qenë prezent (VIDEO)

Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme se si mund të marrësh një diplomë të gjuhës angleze për nivelin Mastër kundrejt pagesës, pa ditur asnjë fjalë në gjuhën angleze dhe pa qenë vetë prezent.

Pamjet tregojnë se për të marrë një diplomë të tillë, mjafton të paguash thjesht 150 euro sekseres dhe nuk është nevoja të marrësh pjesë në provim, diplomën e ke në dorë.

Në fakt diploma për mbrojtjen e anglishtes ka hyrë në fuqi që në vitin 2010 në kohën kur ministër i Arsimit ka qenë Myqerem Tafaj, i cili hodhi i pari idenë, për mbrojtjen e gjuhës së huaj për ata që ndjekin studimet master apo doktoraturë.

Por MAS, nëpërmjet disa subjekteve private të licencuara, i nënshtrohej një provimi për të marrë mbrojtjen e gjuhës së huaj.

Ky provim nxjerr në pah aftësitë e çdo studenti në anglisht duke e ndarë atë në nivele të ndryshme.


stop anglishtja by e-d21

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu