Kandidatja për kryetare të shtetit Gordana Siljanovska e cila mbështetet nga OBRM-PDUKM-ja në pjesën e parë të fushatës parazgjedhore ka harxhuar rreth 203 mijë euro thuhet në raportin e KSHZ-së.
Siljanovska si të ardhura ka paraqitur 203 mijë euro nga donacionet. Për këtë fushatë më shumë ka dhënë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski – 180 mijë denarë ndërsa në listë është edhe deputeti Antonio Milloshoski i cili ka donuar 150 mijë denarë. Ish-kryetari i Shkupit Koce Trajanovski për fushatën e Siljanovskës ka dhënë 100 mijë denarë.
Në listë janë edhe një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës si Nada Cipusheva e cila ka dhënë 150 mijë denarë Trajko Veljanovski 70 mijë denarë Liljana Zaturovska 45 mijë denarë Ane Leshkoska 130 mijë denarë.
Nga donatorët për fushatën e Siljanovskës 284 janë persona fizik dhe vetëm 2 persona juridik. Këto mjete janë harxhuar nga 26 marsi deri më 10 prill.











203 mij euro per fushat
Po Ju jeni Ma hajna se Gruevski
Po kush e voton ket Lop ose shkurt kush del ne votime per mu esht budallaja me i madh
Po Ju e sbrazet Maqedonin
Politika e juve me Zaevin ala Ma e keqe se politika e Gruevskit
Gruevski fundi fumdit e ndertoj der dikund Shkupin.Po Ju e Zbrazet maqedonin e humbet Rinin