Ja sa para më shumë do shpenzojë Maqedonia me rishikimin e buxhetit

Me rishikimin e buxhetit, Qeveria planifikon të shpenzojë 53.7 milion euro më shumë këtë vit sesa ishte planifikuar fillimisht. Kjo do të thoshte për 1.4 përqind më shumë, me çka shpenzimet totale do të ishin 3.95 miliardë euro. Parashikohet ulje e të ardhurave për 11.5 përqind, me çka të ardhurat do të ishin 3.2 miliardë euro.

Rritja prej 50 milionë eurove është vetëm 1,4% nga shpenzimet e përgjithshme kurse sa për ilustrim, nëse shikoni se si vendet e tjera kanë vepruar në bazë të anën së të ardhurave dhe shpenzimeve, ne jemi vend që më pak i ka rritur shpenzimet, krahasuar me vendet tjera- deklaroi Nina Angellovska, Ministre e Financave.

Për tejkalimin e koronavirusit, Qeveria vendosi t’i mbush buxhetet e ministrive të caktuara, kështu që plus do të fitojë:

Ministria e ekonomisë 9,8 milionë euro

Ministria e shëndetësi 10,6 milionë euro

Ministria e arsimit 5,6 milionë euro

Agjencia e punësimit 2,5 milionë euro

Vrima në buxhet planifikohet të rritet për 470 milionë euro, gjegjësisht, do të jetë 750 milionë euro, ose 6.8% nga Prodhimi Bruto Vendor. Qeveria planifikon këtë vrimë ta financojë me huamarrje nga bankat vendore dhe të huaja, me letra me vlerë dhe lëshimin e eurobondit. Me rishikimin e buxhetit nuk parashihet ulja e rrogave për administratën publike e as uljen e pensioneve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu