Ja sa persona votuan deri në ora 17:00 në Çair

Deri në orën 17.00 sipas KSHZ-së, në vendvotimin 2901 në Çair kanë votuar 251 persona apo 34.9%. procesi i votimit ka rrjedhur i qetë.

Në këtë vendvotim të drejtë vote kanë pasur 719 votues. Nga KSHZ përkujtojnë se të gjithë qytetarët mund të paraqesin parregulsitë eventuale në numrin e telefonit falas: 0800 555 44, jo vetëm deri në orën 19:00 kur mbyllet ky vendvotim, por edhe pas mbylljes së tij në afat prej 24 orësh.

Kjo ishte konferenca e fundit për shtyp e KSHZ-së për sonte ndërsa rezultatet rreth rivotimit në vendvotimin 2901 në Çair, do të mund t’i gjeni në ueb faqen zyrtare të KSHZ-së, rezultate.sec.mk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu