Ja sa tifozë do votojnë për fituesin e Topit të Artë

Afër 85 mijë tifozë të futbollit kanë votuar në një anketë për ta zgjedhur fituesin e Topit të Artë këtë vit dhe më së shumti vota (47 për qind) mori ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, nga katër të nominuarit.

Gara për Topin e Artë të këtij viti ka qenë mjaft e hapur gjatë javëve të fundit. Afër fundit të sezonit 2018/20, Lionel Messi e kishte pothuajse të sigurt këtë çmim, mirëpo fundi dramatik i sezonit bën që France Football të ketë më shumë për të menduar para se ta zgjedhë fituesin, transmeton Gazeta Express.

Përkundër që e siguroi edhe një tjetër titull të La Ligës, Barcelona u turpërua në fund të sezonit, kur e zhvleftësoi fitoren 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Liverpoolit, pasi e humbi ndeshjen kthyese me rezultat 4:0.

Ky zhgënjim u përcoll edhe nga një tjetër tronditje. Messi dhe bashkëlojtarët jo vetëm që e humbën mundësinë ta mbyllin sezonin me tripletë, por s’e arritën as “dyshen”, pasi që humbën në finale të Kupës së Mbretit kundër Valencias.

Për më tepër, Messi nuk arriti të ketë sukses as në Kupën e Amerikës, ku u eliminua në gjysmëfinale kundër Brazili dhe e arriti vetëm medaljen e bronztë të këtij turneu.

Cristiano Ronaldo nuk ishte mbresëlënës gjatë sezonit me Juventusin, mirëpo e vazhdoi verën duke triumfuar në Ligën e Kombeve me Portugalinë, trofeu i tij i dytë i madh në karrierën me ekipin kombëtar.

Pastaj, gjasat e Messit për ta fituar Topin e Artë u dëmtuan kur Virgil Van Dijku u zgjodh Lojtari i Ndeshjes në triumfin e Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve, kundër Tottenhamit.

Ende ka mbetur shumë kohë deri në votimet për fituesin e Topit të Artë, mirëpo shumë bastore tani parashikojnë se Messi nuk është më favorit. Megjithatë, kjo gjë nuk ndodhi edhe në anketën e gazetarit sportiv Adriano Del Monte, në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu