Ja se si shpëtuan pa prekur deputetët e BDI-së (VIDEO)

Nuk ka pasur deputetë tjerë shqiptarë të lënduar gjatë dhunës të së enjtes. Në sallë ishin prezentë edhe disa deputetë të BDI-së, por në momentin që fillon dhuna ata largohen në mesin e turmës, pa u sulmuar nga huliganët. Disa video materiale të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si shpëtoi Artan Grubi, duke u larguar përmes turmës së huliganëve.

Edhe deputetët e tjerë shqiptarë që gjendeshin në sallë nuk janë sulmuar nga protestuesit e dhunshëm. Në një video tjetër shihen edhe Xhevat Ademi dhe Vesel Memedi që qëndrojnë larg deputetëve të tjerë, por nuk preken nga huliganët.

Ndërsa dy deputetët e BDI-së, Talat Xhaferi dhe Rexhail Ismaili ishin shumë afër kreut të LSDM-së Zoran Zaev kur turma e dhunshme sulmoi deputetët. Edhe ata kanë dalë nga Kuvendi pa u lënduar, ndërsa Talat Xhaferi pas daljes nga objekti i Kuvendit është evakuuar me xhip policie.

Gjatë incidentit janë regjistruar dhjetëra të lënduar. Në gjendje më të rëndë ishte Ziadin Sela, ndërsa me lëndime kishin përfunduar edhe Zoran Zaev, Radmilla Shekerinska, Damjan Mançevski, Pavle Bogoevski dhe Maksim Dimitrievski, të gjithë nga radhët e LSDM-së./SHENJA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu