Dilema se cila do të jetë prezantuesja e “Big Brother Vip” ka marrë fund! Prej disa muajsh në media përflitej për dy emra: Luana Vjollca dhe prezantuesja historike e këtij formati, Arbana Osmani e “Prive” ka mësuar se moderatore e këtij programi që pritet të nisë së shpejti do të jetë sërish Arbana Osmani.
Moderatorja do të rikthehet pas katër vitesh mungesë në krye të “Big Brother”, i cili këtë vit vjen me një ndryshim: pjesëmarrës do të jenë vetëm personazhe të famshëm shqiptarë që do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të zakonshme larg luksit.
“Big Brother Vip” do të zhvillojë edicionin e parë në studion “Nova”, krijuar enkas për spektakle të këtij lloji disa vite më parë.
“Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar larg komoditeteve të jetës së përditshme”, shkruhej në njoftimin e organizatorëve.
Ndërkohë, vetë Arbana nuk ka reaguar ende në rrjetet sociale për këtë konfirmim.









