Ja si e kanë përgjakur shqiptarin ortodoks para banesës së tij në Shkup (FOTO)

Branko Sinadinovski, themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni është sulmuar sot në mesditë.

Sinadinoivski është goditur fizikisht nga dy persona të panjohur. Rasti është paraqitur në polici, e cila po heton dinamikën dhe motivet e ngjarjeve.

Sinadinovski është sulmuar fizikisht, në afërsi të banesës së tij në lagjen Aerodrom. Profesori dhe ish ambasadori Sinadinovski u bë i njohur vite më parë për opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. Ai është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.

Gjatë ditës gazeta Lajm arriti të kontaktojë me dhëndërin e tij, i cili tha se profesor Sinadinovski është sulmuar nga dy persona të panjohur dhe se ka marrë lëndime të rënda.

“Nuk është në rrezik jete por ka marrë lëndime të rënda. Dy persona të panjohur e kanë sulmuar para banesës ku jeton duke e goditur në kokë, në fytyrë dhe në stomak. Me ndihmën e shpejtë e kemi transferuar në spital”, deklaroi për Gazetën Lajm, dhëndri i Sinadinovskit. Nga policia as nuk e kanë konfirmuar as edhe demantuar rastin në fjalë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu