Ja si u arrestuan 4 persona nga Studeniçani dhe 2 dibranët në aksionin e kapjes së 55 kg marihuanë (VIDEO)

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin që nga data 20 deri më 23 të këtij muaji e zbatoi Reparti për policinë kriminalistike pranë SPB-së, Ohër në bashkëpunim me SBP Tetovë, informon portali “tetova1”.

Në suaza të aksionit, sipas urdhrit paraprak të Gjykatësit të procedurës paraprake, janë kryer disa bastisje në shtëpitë dhe hapësirat e tjera, në automjetet e udhëtimit, si dhe kontrolle të personave.

Në Mavrovë në rrugën Dibër-Gostivar, janë arrestuar 4 persona nga Studeniçani i Shkupit. Personat e arrestuar janë: E.D (31), B.R (41), M.R (32) dhe I.J (32) të cilët me dy vetura (AUDI dhe BMW) e kanë marë mariuhanën prej Dibre dhe duhej ta transportonin deri në Selanik, për 9.000 euro.

Menjëherë pas kësaj, janë bërë kontrolle shtesë në rajonin e Dibrës me çrast janë arrestuar R.D (49) nga Bllata e Shqipërisë i cili ilegalisht e ka sjellur drogën nga Shqipëria në Maqedoni. Poashtu janë arrestuar edhe dy persona nga Dibra, Gj.J (27) dhe Gj.J (26) të cilët e kanë marë drogën nga shtetasi i Shqipërisë dhe ua kanë dorëzuar personave nga Studeniçani i Shkupit. Nga ky aksion janë konfiskuar 55 kilogram marihuan, e cila ka vlerë në tregun e narkotikëve prej 150.000 euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu