Ja situata e Nejmarit që po drithëron Spanjën

Reali i Madridit mund të bëjë një goditje të fundit në merkaton e verës, por çfarë goditje. Siç shkruan “AS”, klubi madrilen është më i avantazhuar për momentin se sa Barcelona, për të siguruar shërbimet e Nejmarit.

Në orët e ardhshme, priten të tjera kontakte, ku Reali mund të shkojë drejt firmosjes me brazilianin. Drejtorin e PSG-së, Leonardo, nuk e kanë bindur ofertat e Barçës, dhe ai do preferonte më shumë ta shiste tek ekipi i Zidanit.

Në operacion priten të përfshihen edhe lojtarë, përveç parave për t’u paguar, dhe drejtuesit e Realit e duan edhe një blerje tjetër galaktike, teksa vetëm me Hazard, nuk janë të bindur se do mund të fitojnë të gjitha titujt e këtij sezonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu