Ja urdhërat e Trump, që do të rrëzohen nga Biden

Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden pritet të firmosë një seri dekretesh sapo të marrë detyrën javën që vjen, raporton BBC. Biden do të lëshojë në mënyrë blic disa dekrete për të rrëzuar urdhrat e lëshuara nga presidenti Donald Trump për ndalimin e udhëtimeve dhe largimin nga Marrëveshja e Klimës e Parisit.

Sipas BBC, këto dekrete do firmosen në ditën e parë në detyrë të Biden. Po ashtu fokusi i Biden do jetë te ribashkimi i fëmijëve të ndarë në kufi nga familjet e tyre. Presidenti i ri do e bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave.

Urdhrat ekzekutivë të Biden janë pjesë e planit të tij ambicioz për dhjetë ditët e para në detyrë. Presidenti pritet të firmosë edhe një ligj të ri për emigrimin si dhe të dërgojë në Kongres paketën e ndihmës prej 1.9 trilion dollarë për mbështetjen e vendit në situatën e pandemisë.

Plani i Trump parashikon legalizimin e 11 milionë emigrantëve pa dokumente. Po ashtu do hiqet ndalimi i udhëtimit nga disa vende myslimane. Biden planifikon që të shpërndajë 100 milionë vaksina në 100 ditët e para në detyrë. Biden inaugurohet të mërkurën. 50 shtetet janë në nivele të larta alarmi nga mundësia e protestave të dhunshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu