Ja vendimet nga Kuvendi Qendror i LR-PDSH

LR-PDSH në kuvendin e rregullt qendror të mbajtur në Tetovë ka diskutuar për situatën politike në vend, ku si pikë më e rëndësishme e rendit të ditës ishte edhe kërkesa e kuvendarëve për unifikim e subjekteve politike LR-PDSH, RDK, dhe Uniteti në një subjekt të vetëm politik të quajtur Aleanca për Shqiptarët.

Kuvendarët siç bëhet e ditur nga INA, njëzëri kanë votuar dhe kanë sjellë konkluzën që kryesia qëndrore e LR-PDSH të negociojë me partenerët e Koalicionit : RDK dhe Uniteti për unifikimin e subjekteve në një subjekt politik të quajtur: Aleanca për Shqiptarët.

“Si pikë tjetër e rëndësishme e Kuvendit Qëndror ishte edhe zgjedhja e dy nënkryetarëve të Partisë edhe ate : Prof. Elmi Aziri i caktuar për zonën zgjedhore nr 2, dhe prof. Remzi Mehmedi Nënkryetar qe do ta mbulojë zonën nr 5. Dy kandidatët për nënkryetar të LR PDSH u zgjodhën më shumicë abolute votash nga Kuvendrarët e Kuvendit Qëndror.”, thuhet në komunikatën e LR-PDSH. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu