Jajaga për dëshmorin më të ri të Kosovës: Bunjaku do të shkruhet me shkronja të arta

Ngjarja e ndodhur para dy ditëve në Banjskë të Kosovës ku mbeti dëshmor një efektiv i policisë kosovar ka nxitur reagime nga shumë figura politike, shkruan InfoShqip.

I ftuar në një emision televiziv ministri Tiron Jajaga ka folur lidhur me çështjen e humbjes së efektivit të policisë duke thënë se mbiemri Bunjaku do shkruhet me shkronja të arta në historinë e shtetit kosovar.

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mia ndaj familjes Bunjaku dhe fëmijëve të të ndjerit, të ju them se do të rriten me krenarin më të madhe që prindi i tyre pati mundësin që të jetë martir i shtetshmërisë së Kosovës dhe mbiemri i Bunjakut tashmë do të shkruhet me shkonja të arta në krijmin e këtij shteti” – tha ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu