“Jam i emocionuar, mezi pres të luaj për këtë klub të madh”, fjalët e para të Rudiger si lojtar i Real Madridit

Antonio Rudiger është konfirmuar si një lojtar i ri i Real Madridit dhe mbrojtësi 29-vjeçar ka folur për emocionin e tij për kalimin në kryeqytetin spanjoll.

Real Madridi konfirmoi para disa orësh transferimin e Rudigerit si lojtar i lirë, pasi gjermani vendosi të mos rinovoj kontratën me Chelsean.

Pas Los Blancos konfirmuar mbërritjen e tij, lojtari shkoi në rrjetet sociale për të ndarë një mesazh, me fjalët e para si lojtar i Los Blancos.

“Jam krenar të njoftoj se do t’i bashkohem Real Madridit”, shkroi fillimisht Rudiger në profilin e tij privat në Twitter.

“Jam shumë i emocionuar për të gjitha sfidat përpara dhe mezi pres të luaj ndeshjet e mia të para për këtë klub të madh”, mbylli shkrimin e tij gjermani.

Ndryshe, Rudiger do të prezantohet si lojtar i Real Madridit të hënën më 20 qershor në orën 12 pasdite. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu